Shtëpia e Bardhë ka njoftuar atë që e ka cilësuar si “paketa më domethënëse e masave të ndërmarra ndonjëherë më parë nga një qeveri, për avancimin e fushës së sigurisë sa i takon AI (Inteligjencës Artificiale)”.
Kështu, me anë të një urdhri ekzekutiv nga Presidenti Joe Biden, kërkohet që zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale (AI) të ndajnë me qeverinë amerikane rezultatet që lidhen me sigurinë në këtë fushë. Kjo lëvizje e vendos SHBA-në në qendër të debatit global sa i takon AI-së.
Masat përfshijnë
• Krijimin e standardeve të sigurisë për AI, përfshirë masa që i detyrojnë kompanitë e AI që të ndajnë me qeverinë federale rezultatet e testeve që lidhen me sigurinë.
• Mbrojtjen e privatësisë së konsumatorëve, duke krijuar udhëzues që agjencitë mund të përdorin për të vlerësuar teknikat e privatësisë të përdorura në AI.
• Të ndihmojë në parandalimin e algoritmeve të AI për diskriminim dhe krijimin e praktikave më të mira në rolin e përshtatshëm të AI-së në sistemin gjyqësor.
• Krijimin e një programi për të vlerësuar AI-të potencialisht të dëmshme, të lidhura me praktikat e sistemit shëndetësor dhe krijimin e burimeve sesi personat përgjegjës mund të përdorin me përgjegjshmëri opsionet e AI.
• Të punuarit me partnerët ndërkombëtarë për të implementuar standardet e AI nëpër botë.
Administrata e Biden po ndërmerr po ashtu hapa për të zgjeruar forcën punëtore në sektorin e AI-së. Nga dita e sotme punonjës me ekspertizë në AI mund të aplikojnë në pozicionet e reja të punës në qeverinë federale, në AI.gov.
Sipas asaj që shkruan BBC, ky është një pozicion që qeveria britanike po shpresonte se do të vonohej, falë një samiti që do të mbajë këtë javë.
Takimi 2 ditor nis më 1 Nëntor në Bletchley Park. Ai është nxitur nga shqetësimet se avancimi i shpejtë i sistemeve AI mund të çojë në probleme të tilla si zhvillimi i armëve më të avancuara biologjike dhe sulme më paralizuese kibernetike./tvklan.al