Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se nuk e kanë parë së fundmi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është shprehur se janë duke ndjekur nga afër njoftimet lidhur me shëndetin e Kim Jong.

Pompeo shprehu gjithashtu shqetësimin se shteti komunist dhe më i izoluari i botës, mund të jetë goditur nga pandemia e koronavirusit ose nga uria, raporton Fox News.

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un 36 vjeç ka dalë për herë të fundit në median shtetërore më 12 Prill, duke bërë që të nisin spekulimet për shëndetin e tij.

Por zyrtarë të Koresë së Jugut kanë thënë që pretendime të tilla nuk janë të vërteta. Në media ka patur gjithashtu aludime se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në vendpushimin pranë detit Wonsan për t’u mbrojtur nga ekspozimi ndaj koronavirusit.

Shteti komunist mbylli kufijtë në fund të muajit Janar për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19. /tvklan.al