Numri i disidentëve të dënuar më i lartë në muajin Prill se në dy muajt e parë të vitit

Dështimi i administratës së Biden për të vendosur sanksione ndaj Princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka çuar në një rritje të dënimeve të rënda për të burgosurit politikë në mbretëri.

Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Liberty, zbuloi se dy herë më shumë dënime të ashpra ishin dhënë ndaj të burgosurve në Prill sesa në tre muajt e parë të këtij viti. 

Grant Liberty zbuloi gjithashtu se ka shtypje ndaj të burgosurve politikë dhe pretendoi se kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me dështimin amerikan për të vendosur sanksione ndaj Princit të kurorës ose rrethit të tij të ngushtë të këshilltarëve. Ai tha se vendimi u kishte dhënë autoriteteve saudite dritën jeshile për të vendosur dënime të ashpra për kritikët.

Në fund të Shkurtit, administrata e Biden u mohoi vizat 76 sauditëve që besohet se ishin angazhuar në kërcënimin e disidentëve jashtë shtetit, duke përfshirë vrasjen e Khashoggi. 

“The Guardian” shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të demonstrojë se mënyra e vetme që mbretëria mund të përmirësojë gjendjen e saj është përmes reformës. Ekspertët janë shprehur se administrata e Joe Biden duhet të veprojë menjëherë.

Disidentët janë shprehur se fuqia që ka Mbreti, por edhe Princi, është aq e madhe sa mund të jenë të aftë për të vrarë apo internuar edhe familjet apo fëmijët e tyre. Organizata Grant Liberty ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e kritikëve kanë kërkuar azil politik që pas vrasjes së Jamal Khashoggi . Ata që prej vitesh kanë kritikuar mbretërinë dhe më pas janë vrarë apo zhdukur nga anëtarë të ngushtë të Princit Mohamed Bin Salman.

Klan News