SHBA, nxënësja e klasës së gjashtë plagos 3 vetë


SHBA, nxënësja e klasës së gjashtë plagos 3 vetë

08:43 07/05/2021

Autoritetet kanë mbyllur shkollat në të gjithë rajonin , ende mbetet i paqarte motivi i sulmit

Një vajzë 12 vjeç ka qëlluar dhe plagosur dy studentë të tjerë dhe një anëtar të stafit në një shkollë në shtetin amerikan të Idaho.

Vajza e paidentifikuar kishte qëlluar me breshëri plumbash brenda dhe jashtë shkollës së mesme Rigby në, rreth 95 milje në jug-perëndim të parkut kombëtar Yellowstone.

Të tre personat ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Autoritetet janë shprehur se mbetet e paqartë se çfarë e motivoi sulmin.  Incidenti është duke u hetuar nga FBI.

Shkollat ​​do të mbyllen në të gjithë rajonin për t’i dhënë studentëve kohë për të qenë me familjet. Shkolla e mesme Rigby ka rreth 1,500 nxënës në klasat e gjashta deri të tetë.

Presidenti Joe Biden së fundmi njoftoi hapat e tij të parë që nga marrja e detyrës për të forcuar kontrollet e armëve pas një serie të shtënash masive. Sulmi në Idaho është i dyti që ndodh . Në vitin 1999, një student në një shkollë të mesme në Notus gjuajti me armë gjahu disa herë por askush nuk u lëndua nga të shtënat me armë.

Klan News







Të ngjashme