obamaPresidenti Barak Obama nënshkroi,  ligjin 2-vjeçar për buxhetin federal, të miratuar pak ditë më parë me konsensus në Kongres.

Sipas projektit, defiçiti vjetor prej 642 miliardë dollarësh do të shkurtohet me 23 miliardë, ndërsa 63 miliardë të shkurtuara automatikisht në tetor do të ripërdoren sipas parashikimit fillestar në ushtri dhe programe të tjera. Megjithatë, të dy dhomat e Kongresit duhet të punojnë fort për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë çështjeve të tjera fiskale të vendit, afati përfundimtar i vendimit  është 15 janari.

Në muajit tetor, 800 mijë punonjës federalë për rreth 3 javë qëndruan në shtëpi për shkak të moskalimit të buxhetit dhe mosmarrëveshjeve të forta mes republikanëve dhe demokratëve.