Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bëri thirrje shtetasve amerikanë të ndodhur në vendin tonë të jenë të kujdesshëm, gjatë protestave.

Në një reagim në faqen zyrtare, ambasada njofton se demonstrata të dhunshme e të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë, për një periudhë të pacaktuar.

Pikat që duhet të shmangen nga shtetasit amerikanë sipas ambasadës janë Kryeministria, Parlamenti, ndërtesat e tjera qeveritare dhe rrugët kryesore që janë edhe vendgrumbullimet e demonstratave. Një tjetër këshillë është monitorimi i vazhdueshëm i mediave dhe mbajtja e profilit të ulët.

Tv Klan