Blinken, sërish në Lindjen e Mesme për armëpushimin
Uashingtoni paraqiti një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në vizitën e tij të 6-të në Lindjen e Mesme për të nxitur arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. Rezoluta e Shteteve të Bashkuara bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm për t’i hapur rrugë lirimit të pengjeve izraelite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, megjithatë, nuk ka aspak besim tek përpjekjet e administratës Biden. Në një fjalim televiziv, Netanjahu tha se po bëhen të gjitha përgatitjet për nisjen e sulmit tokësor në Rafah dhe se aktualisht po punohet për të nisur evakuimin e më shumë së 1.5 milionë civilëve që kanë gjetur strehë në këtë qytet, që pas nisjes së sulmit ushtarak në Rripin e Gazës më 7 Tetor.
Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me ministrin e jashtëm saudit, po vazhdon takimet në Egjipt, Katar, Jordani, Emiratet e Bashkuara dhe me një zyrtar palestinez në Kajro, për të diskutuar mbi zgjidhjet e konfliktit në Rripin e Gazës.
Tv Klan