Presidenti rus Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara se po shndërrohen në faktor destabilizues në Ballkan. Në një intervistë për të përditshmet serbe Novosti dhe Politika, të publikuar një ditë para vizitës në Beograd, Putin shprehet se Uashingtoni po u imponon vendeve të rajonit anëtarësimin në NATO për të garantuar influencën mbi ta.

“Në 2008-ën Uashingtoni mbështeti pavarësinë e Kosovës, të shpallur në mënyrë të jashtëligjshme në 1999-ën. Në 2017-ën, Mali i Zi u bë pjesë e NATO-s pavarësisht se gjysma e popullit ishte kundër. Vitin e kaluar nisën procedurat e anëtarësimit me forcë të Maqedonisë në NATO, duke shfrytëzuar procedurën për ndryshimin e emrit që në fakt rishikon identiteti kombëtar të maqedonasve. Votuesit e injoruan procesin duke bërë të dështojë referendumi, por procesi vazhdoi me presion nga jashtë”.

Shefi i Kremlinit anashkalon megjithatë faktet historike, mbi bazën e të cilave kanë ndodhur këto zhvillime e veçanërisht masakrat e ushtrisë serbe ndaj civilëve, që çuan në Pavarësinë e Kosovës. Në intervistën për të përditshmet serbe, Putin tha se këtë vit Serbia do të anëtarësohet në Unionin Ekonomik Euroaziatik, që e bën pjesë të unionit doganor me disa prej ish-republikave sovjetike

. Analistët politik e shohin këtë union si përpjekje të Moskës për të ringjallur Bashkimin Sovjetik për të sfiduar zgjerimin e influencës perëndimore në ish-vendet e bllokut komunist.

Tv Klan