Projekt-ligji përfshin ndalimet e domateve, pambukut dhe disa produkteve të tjera në Xinjiang

Senati amerikan ka propozuar legjislacionin për të ndaluar importin e produkteve nga rajoni i Kinës Xinjiang.

Kjo është përpjekja e fundit në Uashington për të ndëshkuar Pekinin për atë që zyrtarët amerikanë thonë se po kryejnë gjenocid kundër ujgurëve dhe grupeve të tjera myslimane.

Kaluar me pëlqimin unanim, masa bipartizane do të zhvendosë barrën e provës tek importuesit. Rregulli aktual ndalon mallrat nëse ka prova të arsyeshme të punës së detyruar. Projekt-ligji duhet gjithashtu të kalojë Dhomën e Përfaqësuesve përpara se të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë që Presidenti Joe Biden të nënshkruajë ligjin. 

Senatori Republikan Marco Rubio, i cili prezantoi legjislacionin me demokratin Jeff Merkley, i bëri thirrje Dhomës që të veprojë shpejt. Projekt-ligji do të shkojë përtej hapave të ndërmarrë tashmë përfshirë ndalimet e domateve Xinjiang, pambukut dhe disa produkteve të tjera .

Administrata e Biden ka rritur sanksionet dhe ka lëshuar një paralajmërim këshillues për bizneset se mund të ishin në shkelje të ligjit amerikan nëse operacionet lidhen madje indirekt me rrjetet e mbikëqyrjes në Xinjiang.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria amerikane vë në shënjestër firmat kineze. Në vitin 2019, administrata Trump shtoi disa nga kompani të inteligjencës artificiale të Kinës në listën e saj të zezë ekonomike për trajtimin e saj ndaj pakicave myslimane.

Klan News