“Lajm pozitiv marrëveshja për reformën zgjedhore”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u takua sot në Washington me Zv. Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit Matthew Palmer.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ata e cilësuan të guximshëm dhe parimor qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit.

“Po ashtu, ata e konsideruan si lajm pozitiv, përkushtimin ndërpartiak për të realizuar Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. SHBA qëndron krah Shqipërisë”, mbyllet  njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Yuri Kim e ka bërë betimin si ambasadore dhe pritet të mbërrijë në Shqipëri në ditët në vijim.

Tv Klan