SHBA: Reforma në Drejtësi, lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

SHBA: Reforma në Drejtësi, lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

15:00 24/09/2019

Ambasada amerikane shpreh mbështetje për ndryshimin e sistemit

Reforma në Drejtësi, por dhe projektet për mirëqeverisjen të mbështetura nga USAID dhe SHBA, për Zv/Shefin në detyrë i Misionit, Dan Koski, janë arsye që duhet t’i trembë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. Koski, në konferencën përmbyllëse të projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore 2012-2019, tha se ndryshimet pozitive që këto reforma të mbështetura nga SHBA po sjellin, janë lajme të këqija për të gjithë funksionarët që nuk e zbatojnë ligjin, por ai kërkon që të ecet përpara pa u shkurajuar.

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm”.

SHBA është një nga mbështetësit kyç të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit në vend dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë nuk kanë nguruar të flasin dhe me emra të përveçëm zyrtarësh apo ish-zyrtarësh  kur kanë patur probleme me ligjin.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori