Mediat: Pritet të shtohet prania e ushtrisë

Uashingtoni ka refuzuar kërkesën e Irakut për të tërhequr trupat nga ky vend, duke rritur edhe më shumë tensionet me Lindjen e Mesme.

Thirrja për tërheqjen e trupave u bë pas një votimi në parlamentin irakian nga kryeministri Adel Abdul Mahdi kërkesë të cillën ia drejtoi sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Mahdi kërkoi që të dërgohet një delegacion në Irak për të diskutuar rreth mënyrave për të zbatuar vendimin e parlamentit. Por zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha se çdo delegacion që mund të shkojë në Irak nuk do të diskutojë për tërheqjen e trupave. 

Media ndërkombëtare Reuters, shkruan se Uashingtoni po punon madje për një zgjerim të mundshëm të pranisë së NATO-s në Irak. Si një formë presioni, në kundërpërgjigje të sulmit ndaj trupave amerikane në Irak, Shtetet e Bashkuara vendosën më shumë sanksione ndaj Iranit.

Përshkallëzimi i tensioneve kanë vënë në lëvizje edhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Ajo pritet të vizitojë Moskën për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin.

Tv Klan