Afro 1 mijë viktima në Britaninë e Madhe

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri global me mbi 2100 viktima ditore nga koronavirusi.

Shifra nuk është arritur deri më sot nga asnjë vend tjetër që prej fillimit të epidemisë. Tashmë numri i përgjithshëm i të vdekurve në gjithë vendin është afro 18 700, shumë pranë numrit të viktimave të Italisë që numëron vetëm 100 të vdekur më shumë. Këtë të shtunë të prekurit në Shtetet e Bashkuara arritëm në gjysmë milioni.

24 orëshi i fundit shënoi rekord edhe për Britaninë e Madhe ku u shënuan 980 të vdekur duke e çuar numrin total pranë 9 mijëshit. Numri i të prekurve deri më tani ka arritur në mbi 73 mijë.

Për të parën herë pas 18 ditëve me shifra maksimale, në Spanjë numri i të vdekurve ditorë ra në 510. Ky vend numëron mbi 16 mijë viktima dhe afro 162 mijë të prekur. Mbi 500 të vdekur janë shënuar edhe në Itali gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa në Turqi, epidemia është në kulmin e saj, ndaj autoritetet kanë vendosur nëndalimin e daljeve të qytetarëve për 48 orë në Ankara dhe thuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Ky vend numëron 1006 viktima dhe mbi 47 mijë të prekur.

Viktimat në gjithë globin arritën për të parën herë në mbi 100 mijë dhe mbi 1.7 milionë janë të prekurit.

Tv Klan