SHBA rikthehet në hapësirë pas 9 vitesh



SHBA rikthehet në hapësirë pas 9 vitesh

12:03 31/05/2020

2 astronautë të NASA fluturojnë me një kapsule të Space X

Pas 9 vitesh, Shtetet e Bashkuara i rikthehen fluturimeve hapësinore. Për të parën herë në histori, udhëtimet do të kryen nga firmat private, duke hapur për njerëzimin një kapitull të ri.

2 astronautë të NASA-s u nisën drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapsinor, me një kapsulë hapsinore të kompanisë Space X, të miliarderit amerikan Ilon Mask.

Pas 9 vitesh, Shtetet e Bashkuara i rikthehen hapësirës. Kapsula hapësinore Krju Dregon u nis me sukses drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar. Në bordin e saj ishin astronautët e NASA-s Doug Hurley dhe Bob Behnken.

E veçanta e këtij udhëtimi është se shënon nisjen e një epoke të re, atë të fluturimeve hapësinore private. Kapsula e nisur nga Qendra e famshme hapësinore Kenedi në Florida është prodhuar nga Space X e Ilon Mask, i cili ka në plan t’i bëjë normale për njerëzimin, udhëtimet jashtë tokës me çmime të ulta.

Fluturimi i Krju Dragon është testi i parë i dërgimit në hapësirë të një kapsule me njerëz. Vitin e kaluar, një tjetër kapsulë hapësinore e prodhuar nga Space X u dërgua në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me 180 kilogram furnizime dhe me një manekin. Ilon Mask ka në plan që të paktën deri në 2030-ën të mundësojë udhëtimet ndërplanetare, duke nisur nga Hëna e më pas Marsi.

Tv Klan



Të ngjashme