Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar listën e produkteve kineze, që përfshihen në tarifat e dyfishuara doganore.

Produktet e përfshira në listë arrijnë vlerën e 200 miliardë dollarëve.

Tarifat doganore për këto produkte rriten nga 10 në 25%.

Pekini paralajmëroi se do të marrë kundërmasa për këtë vendim të amerikanëve.

Vendimi vjen pak ditë pasi Washingtoni dhe Pekini dështuan në organizimin e një takimi pas pezullimit të përkohshëm të luftës tregtare të nisur në vitin 2017.

Tv Klan