zyrtaret-Shtetet e Bashkuara e kanë zgjeruar listën e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, me emra zyrtarësh të lartë dhe biznesmenë, me qëllimin për të dëmtuar akoma edhe më shumë sektorin e mbrojtjes, atë bankar, energjetik, të industrisë minerare dhe të inovacionit inxhinierik. Presidenti Barak Obama në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, teksa anonçoi nënshkrimin e urdhërit të ri ekzekutiv për sanksionet, deklaroi se po monitoron nga afër situatën në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës, të cilat sipas tij rrezikohen nga një inkursioin ushtrak rus.

Kundërpërgjigja e menjëhershme e Moskës zyrtare nuk ka vonuar, teksa ministri e Jashtme në faqen e saj në internet publikoi listën e zyrtarëve të lartë amerikanë mbi të cilët aplikohen sanksione, si masë reciprocitetit ndaj vendimeve të Shtëpisë së Bardhë. Xhon Mekkejn, i përfshirë në këtë listë në profilin e tij në Tëitter deklaroi se ishte krenar për këtë veprim të presidentit Putin.

Pasdite në Moskë, Duma miratoi me unanimitet të plotë, me votat e 445 anëtarëve të saj, traktatin e kthimit të Krimesë në një rajon të Federatës Ruse, të nënshkruar në 18 mars në Kremlin. Nësër edhe Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e parlamentit pritet të bëjë të njëjtën gjë. Ndërsa në, në Kiev parlamenti miratoi një rezolutë që i detyron autoritetet ukrainase që me çdo mjet  demokratik të ruajnë tërësinë territoriale të vendit.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian pritet të vendosë të tjera sanksione ndaj Rusisë, pas diskutimit të liderëve të 28 vendeve të Unionit të mbledhur në Bruksel. Samiti në kryeqytetin belg do të rishikojë edhe strategjinë e mëtejshme europiane për sigurinë energjetike, pasi 30% e gazit që konsumohet në BE sot e ka origjinën nga Rusia. Ndërsa sipas Herman Van Rompoit, në 2035, 80% e konsumit për karburante do të plotësohet nga importi.

Sanksioneve të vendosura më herët nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar edhe 6 vende të tjera të kontinentit të vjetër. Ato janë Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lihteshtejni, Norvegjia dhe Moldavia.