Sektori i transportit përben numrin më të lartë të vendeve të punës pas lehtësimit të masave

Punësimi u rrit në SHBA muajin e kaluar duke bërë që punëdhënësit të hapin 379,000 vende pune. Rritja është e kënaqshme duke marre parasysh edhe edhe situatën nga Covid-19. Vitin e kaluar papunësia në SHBA ishte 6.3%  ku miliona amerikanë mbetën të papunë për shkak të falimentimit të shumë bizneseve si pasojë e Covid-19.

Sektori i transportit përbën numrin më të lartë të vendeve të punës pasi kufizimet e distancës sociale janë lehtësuar për disa shtete. Por pavarësisht kësaj 10 milionë njerëz vijojnë që të mbeten të papunë. Qytetarët ende kanë shpresa për të kërkuar një vend të lirë pune ose të identifikohen si të punësuar. Minoritetet dhe punëtorët me paga të ulëta janë prekur veçanërisht rëndë. Ndërsa shkalla e papunësisë ra për shumicën e grupeve muajin e kaluar, ajo u rrit midis punëtorëve zezakë nga 9.2% në 9.9%.

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell ka bërë të ditur se punësimi do të rritet gjatë muajve të ardhshëm pasi autoritetet do të lehtësojnë disi masat por gjithsesi nuk kishte gjasa që SHBA të kthehej në nivelet e saj para-pandemisë. Numri i vendeve të punës në hotele dhe restorante është 20% më i ulët se një vit më parë. Vendet e punës u hapën falë ndihmës të miratuar nga administrata amerikane prej 900 miliardë dollarësh të miratuar në fund të vitit të kaluar.

Presidenti Joe Biden së shpejti do të miratojë një paketë tjetër ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh që synon të sigurojë mbështetje për të papunët dhe sektorët e ekonomisë që po luftojnë me Covid-19.

Klan News