Biden: Do shohim faktet, nëse aplikacioni është rrezik për sigurinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndalesë është përcjellë me një mori sfidash ligjore dhe asnjëherë nuk është zbatuar. Departamenti Amerikan për Tregtinë, do të rishikojë aplikacionet e dizajnuara dhe të zhvilluara nga ata që “përfshihen në listën e kundërshtarëve të huaj” të SHBA-së, siç është Kina.

Biden ka thënë se do të ketë qasje të bazuar në fakte, për të kuptuar nëse këto aplikacione përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.Ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga ana e TikTok për  këtë vendim.

Trump pati nënshkruar urdhrin ekzekutiv për aplikacionin TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze “Bytedance”, më 2020.Mirëpo ndërlikimet ligjore, dhe fakti që Trump është larguar nga pozita e Presidentit, kanë nënkuptuar që as ndalesa dhe as përfshirja amerikane nuk janë jetësuar ndonjëherë.

Klan News