Ka humbur jetën njeri nga fëmijët që mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit të një ditë më parë në një shkollë fillore, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

8 vjeçari, i cili ndodhej në klasë gjatë sulmit, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Një tjetër fëmijë i plagosur është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i sulmit, 53-vjeçarit Cedric Anderson, hyri si vizitor në shkollën fillore dhe hapi zjarr ndaj bashkëshortes së tij të cilën e qëlloi për vdekje në sy të 15 fëmijëve. Ngjarja u zhvillua në klasën e fëmijëve me nevoja të kufizuara. Edhe një mësues tjetër, për të cilin nuk jepen detaje ishte mes viktimave.

Sipas autoriteteve, autori i sulmit ka patur konflikte me bashkëshorten, e cila ishte larguar nga shtëpia ku jetonin bashkë.

53 vjeçari ka tentuar të vrasë veten, por është arrestuar nga policia.

Tv Klan