Anthony Fauci kërkoi që të intesifikohen masat, Kalifornia dhe Nju Jorku kanë numrin më të lartë të rasteve

Pasi Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur linë e majmunëve një emergjencë të shëndetit publik këshilltari mjekësor i presidentit Joe Biden, Dr. Anthony Fauci, tha se masa do t’i mundësojë qeverisë të veprojë me shpejtësi. Në një intervistë me Reuters, Fauci tha se edhe pse komuniteti i burrave .

“Kjo nuk është me të vërtetë krejtësisht e papritur, pra ju që do të shihni një përhapje edhe më madhe. Kontakti i ngushtë lëkurë me lëkurë ndodh padyshim në një takim intim seksual, por kontakti i ngushtë lëkurë me lëkurë mund të ndodhë edhe në rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me seksin.  FDA dhe CDC gjithashtu janë vendosur në gatishmëri dhe tanimë po përpiqemi që të zgjerojmë nurmin e dozave të vaksinës për këtë sëmundje.”

SHBA-ja deri më tani ka administruar 100 milionë doza të ACAM2000 vaksina kundër lisë e licencuar nga FDA. Numri i të infektuarëve në Shteteve të Bashkuara arriti në 6600, pothuajse të gjitha rastet mes burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.

Sëmundja filloi të përhapet në Evropë përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara, të cilat tani kanë numrin më të madh të rasteve në botë. Vaksinat dhe trajtimet kanë qenë në mungesë dhe sëmundja shpesh u lihej për ta menaxhuar klinikave të shëndetit seksual historikisht të pafinancuara.

Kalifornia dhe Illinois të hënën iu bashkuan Nju Jorkut teksa e shpallën linë e majmunëve emergjencë të shëndetit publik.  Vetëm në Kaliforni kanë rregjistruar mbi 827 raste me linë e majmunëve. Javën e kaluar edhe qyteti i San Franciskos shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi rastet vazhdojnë të rriten.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, niveli më i lartë i alarmit. Deklarata e OBSH-së muajin e kaluar kërkoi të nxiste një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare dhe të zhbllokonte fondet për të bashkëpunuar në vaksinat dhe trajtimet.

Klan News