Lufta 20-vjeçare shkaktoi mbi 241 mijë viktima

Lufta në Afganistan ishte ndër më të kushtueshmet në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Konflikti 20-vjeçar i kushtoi Shteteve të Bashkuara në total 2.3 trilionë Dollarë, ndërsa i mori jetën të paktën 241 mijë personave.

Aq e lartë është kostoja financiare e kësaj lufte sa edhe konfliktet e Vietnamit dhe Koresë të marra së bashku nuk përbëjnë as çerekun e totalit.

Llogaritë janë bërë nga një raport i titulluar “Kostot e Luftës” Instituti Uatson në Rod Ajllend, ku përmblidhen të dhënat e luftës që nisi me hyrjen e ushtrisë amerikanë në Afganistan në vitin 2001.

Raporti tregon se gati gjysma e viktimave janë civilë, policë e ushtarë afganë, të kanë humbur jetën gjatë përleshjeve apo sulmeve të talebanëve. Ekstremistët islamikë dhe kundërshtarë të tjerë të pranisë amerikanë ne këtë vend lanë gjatë konfliktit mbi 51 mijë njerëz. Gati 2500 janë ushtarët amerikanë të vrarë dhe mbi 3800 janë punonjës të tjerë me kontratë.

Sakaq pjesën më të madhe të kostos financiare 2.3 trilionëshe e zënë interesat e paguara borxhet e marra për financimin e operacioneve ushtarake, plot 530 miliardë Dollarë. Ndërsa për operacionet kundër talebanëve, Departamenti i Mbrojtjes ka shpenzuar 443 miliardë.

Tv Klan