Shiite fighters launch a rocket towards Islamic State militants on the outskirt of Bayji  June 11, 2015. The United States is considering building more U.S. military bases in Iraq to drive back Islamic State militants in a move that may require a further increase in American forces, the top U.S. general said on Thursday. REUTERS/Stringer

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 9 milionë dollarë në ditë, për luftën kundër Shtetit Islamik dhe 2.7 miliardë dollarë për sulmet ajrore. Prej gushtit të vitit të kaluar, koalicioni ndërkombëtar ka kryer bombardime ajrore në Irak dhe Siri.

Shifrat e para të kostove amerikane, të publikuara nga Pentagoni tregojnë se dy të tretat e shpenzimeve totale u kanë shkuar Forcave Ajrore. Kjo vjen pasi Kongresi rrëzoi ligjin që ndalonte shpenzimet të metejshme.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ligjin për shpenzimet në mbrojtje, të cilat kapin vlerën e 579 miliardë dollarëve dhe rrëzoi amendamentin, që propozonte ndërprerjen e shpenzimeve për luftën kudër Shtetit Islamik, vetëm nëse Kongresi autorizon përdorimin e forcës. Kostoja e operacioneve ushtarake amerikane është rritur ndjeshëm prej nisjes së tyre, gushtin e kaluar në Irak.

Këtë javë, presidenti amerikan Barak Obama miratoi dërgimin e 450 këshilltarëve ushtarakë për Irakun duke e çuar numrin e personelit ushtarak në 3500 persona. Zyrtarët amerikanë sqaruan se nuk janë trupa ushtarake dhe misioni i tyre është të trajnojnë forcat lokale. Të enjten, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Martin Dempsey tha se ndërhyrja e SHBA në Irak duhet të vazhdojë. Ai foli për mundësinë e ngritjes së një rrjeti qendrash të trajnimit të ushtrisë në veri të Irakut.

Tv Klan