“SHBA shton praninë në Ballkan”

“SHBA shton praninë në Ballkan”

20:29 05/10/2019

Analistët: Pompeo ndezi alarmin e ndikimeve të jashtme

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili sot gjendet për vizitë në Athinë, duke komentuar vizitën e djeshme në Ohër përmes rrjeteve sociale, ka shkruar se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së po përforcohen përmes përkushtimit të përbashkët për paqe, siguri dhe prosperitet.

“Biseduam për përkrahjen amerikane për aderimin e Maqedonisë së Veriut na NATO dhe BE, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe zhvillimin ekonomi”, ka shkruar Sekretari amerikan Mike Pompeo. Ai edhe në publikimin e përbashkët për vizitat në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut shprehu përkrahjen amerikane.

Ndërkaq, analisti politik Xhelal Neziri vlerëson se vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Maqedoninë e Veriut, sjell dy mesazhe mjaft të rëndësishme si për elitën politike por edhe për qytetarët e vendit.

Sipas Nezirit, vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit në vendet e rajonit, nuk është tregues i vetëm se SHBA shton praninë në rajon.

Ndërkohë, edhe kryetari i Komitetit Ushtarak të BE-së Klaudio Gracijano, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka theksuar se sa më shumë që një vend i afrohet NATO-s, aq më i lartë është rreziku i sulmeve kibernetike. Gracijano në intervistë ka shtuar se Shkupi ka bërë gjithcka që duhet për të marrë “dritën jeshile” nga BE-ja për datën e negociatave. 

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori