obamaaPresidenti amerikan Barak Obama e ka nisur turin e tij 4-ditor europian me vizitën në Poloni. Në këtë vend dhe në 3 shtetet balltike prezenca ushtrake amerikane është rritur ndjeshëm kohët e fundit për shkak të konfliktit në Ukrainë. Obama njoftoi shtimin me 1 miliardë dollarë të shpenzimeve ushtarake amerikane në Europë për këtë qëllim. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të prezencën në Poloni, si me trupa tokësore ashtu edhe me forca ajrore në bazë të një axhendë rotacioni.

Barack Obama:“E nisa vizitën time në Poloni, pasi siguria e këtij vendi, ashtu si edhe e aleatëve tanë në Europën qëndrore dhe lindore është guri i themelit të sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.

Vizita e Obamës në Varshëvë përkon me 25-vjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve të para demokratike në këtë vend që shënuan rënien e komunizmit dhe kthimin në demokraci. Ndaj presidenti Bronisllav Komorovskij ka ftuar një sërë liderësh europianë, mes të cilëve edhe kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani për të marrë pjesë në ceremoninë që mbahet me këtë rast.

Ndërkaq, turi i Obamës në Europë do të vijojë me ndalesat në Bruksel të Belgjikës, në Francë – në Paris e Normandi, ku në këtë të fundit do të përkujtohet 70-vjetori i zbarkimit të aletëve në Europë në Luftën e Dytë Botërore.

Tv Klan