SHBA stimulon me 100 USD ata që vaksinohen


SHBA stimulon me 100 USD ata që vaksinohen

10:11 30/07/2021

Biden propozon masat e reja: Të gjithë përfitojmë nëse vaksinohen sa më shumë njerëz

Presidenti i SHBA Joe Biden u ka bërë thirrje shteteve që të aplikojnë stimulimin monetar për të nxitur popullsinë të vaksinohet. Ai ka propozuar që t’u jepet 100 Dollarë atyre që vaksinohen për herë të parë.

Presidenti lëshoi një urdhër të prerë për vaksinimin me detyrim të punonjësve federalë të SHBA, që janë fuqia më e madhe punëtore e vendit prej rreth dy milionë persona.

Sipas këtij urdhri punonjësit duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit ose do t’i nënshtrohen testimit dhe maskimit të detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, pak më shumë se gjysma e Shteteve të Bashkuara janë vaksinuar plotësisht.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të enjten, Biden tha se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit shumë ngjitës Delta, të përkeqësuar nga një “pandemi e të pavaksinuarve”.

“Njerëzit po vdesin dhe do të vdesin ata që nuk kanë pse të vdesin“, tha Presidenti.

Biden shtoi se nxitja monetare mund të duket e padrejtë për amerikanët e vaksinuar tashmë, por “të gjithë përfitojmë nëse mund të vaksinojmë sa më shumë njerëz”.

Shtetet do të mund t’i marrin këto fonde nga plani Amerikan i Shpëtimit prej 1.9 trilionë Dollarësh për të financuar stimujt.

Presidenti Biden tha se qeveria federale do të “rimbursojë plotësisht” bizneset e vogla ose të mesme që u sigurojnë punonjësve kohë të paguar për t’u vaksinuar. Ndërsa punonjësit e qeverisë që refuzojnë të vaksinohen nuk do të pushohen nga puna.

Klan News







Të ngjashme