Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kibernetik ndaj sistemit kompjuterik të ushtrisë iraniane. Mediat amerikane shkruajnë se ky sulm paralizoi kompjuterat që kontrollojnë hedhjen e raketave.

Sulmi kibernetik u krye pasi Donald Tramp u tërhoq nga vendimi për sulm ushtarak ndaj Iranit, pasi iranianët rrëzuan një dron amerikan.

Nga Teherani paralajmërohet një kundërpërgjigje, po ashtu përmes një sulmi kibernetik edhe pse nuk dihet dëmi i shkaktuar nga ai i amerikanëve.

Të hënën Washingtoni pritet të shpallë sanksione të reja ndaj Republikës Islamike.

Tv Klan