Sulme kundër bazave në kufirin mes Irakut dhe Sirisë

Avionët ushtarakë amerikanë një valë të re sulmesh kundër militantëve pro-iranianë në Lindjen e Mesme. Shënjestra e sulmeve të fundit ishin bazat në zonën kufitare mes Sirisë dhe Irakut, ku militantë të Hezbollahut e grupeve të tjera të mbështetura nga Teherani ruanin armatime e stërviteshin.

Avionët F-15 dhe F-16 goditën po ashtu edhe disa qendra, brenda këtyre bazave nga ku militantët drejtonin dronë që përdoreshin për të kryer sulme ndaj trupave amerikane dhe atyre aleate të stacionuara në Irak e Siri.

Pentagoni njoftoi se sulmet i morën jetën disa militantëve ekstremistë, ndërsa avionët amerikanë u kthyen të padëmtuar në bazat rajonale nga ku u ngritën.

Presidenti Joe Biden autorizoi bombardimet vetëmbrojtëse edhe si kundërpërgjigje për sulmet që militantët kryen gjatë muajve të fundit kundër bazave aleate kryesisht në veri të Irakut, ku ka pasur edhe të vrarë.

Tv Klan