SHBA: Të formohet qeveria e re në Kosovë, pa asnjë pengesë



SHBA: Të formohet qeveria e re në Kosovë, pa asnjë pengesë

15:24 12/03/2021

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim online me anëtarë të qeverisë në detyrë, por dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, që janë fitues të zgjedhjeve në 25 Prill.

Në takim ka marrë pjesë Avdullah Hoti, Albin Kurti, Vjosa Osmani, si dhe anëtarë të listës serbe. Gjatë bisedës Palmer ka theksuar nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re në Kosovë pa asnjë pengesë.

Ambasada e SHBA në Kosovë, ka publikuar mesazhin e Palmer ku theksohet se duhet të vijuar dhe dialogu me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në takimet e djeshme virtuale, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Matthew Palmer theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një Kosovë me diversitet dhe të pavarur”, është ky postimi i ambasadës së SHBA.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve në Kosovë, por formimi i qeverisë së re po pengohet pasi nuk ka përfunduar ende numërimi i votave./tvklan.al







Të ngjashme