shkecetaret-US

Të paktën 75 shkencëtarë, punonjës në një qendër laboratorike federale në Atlanta të Shteteve të Bashkuara i janë ekspozuar bakteries së Antraksit.

Nga hetimet paraprake është vërtetuar se këta persona nuk kanë zbatuar procedurat gjatë eksperimenteve që kanë kryer, duke transportuar monstrat e Antraksit nga një ambient i sigurisë së lartë në një tjetër më të ulët.

Rasti i pare është verifikuar që në 13 qershor, ndërkohë që këta persona ndodhen në spitale duke u trajtuar intensivisht.

Pjesët e laboratorit ku ka ndodhur incidenti janë mbyllur përdezinfektim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse rasti është shkaktuar nga pakujdesia apo me qëllim.