Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se qeveria siriane është duke përgatitur një tjetër sulm me armë kimike mbi civilët. Nëse një gjë e tillë ndodh, Shtëpia e Bardhe kërcënoi se Siria do të paguajë një çmim të lartë si kundërpërgjigje.

Çmimin e lartë do e paguajë presidenti Assad dhe ushtria e tij”,

kërcënoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe Sean Spicer.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhe thuhet se lëvizjet e fundit të qeverisë së Assadit janë të ngjashme me ato të ndërmarra pak ditë përpara sulmit të 4 Prillit, ku humbën jetën qindra civile, mes  tyre edhe fëmijë.

Pas sulmit të muajit Prill,  Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi nisjen e një sulmi me raketa në një bazë ajrore siriane, që shënoi edhe herën e parë që Shtetet e Bashkuara sulmuan ushtrinë e Asadit.

Goditja e Sirisë nga Uashingtoni solli një përplasje te këtij të fundit me Rusinë, që njihet si aleati i fortë i Assadit përgjatë luftës civile 6 vjeçare.

Tv Klan