Gjenerali Mark Milley thotë se ushtria kineze po zgjerohet  me shpejtësi

Kina nga pikëpamja ushtarake është në zgjerim të shpejtë dhe kjo është shumë shqetësuese, pasi Pekini ka eksperimentuar raketa strategjike hipersonike verën e kaluar, deklaroi gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura amerikane.

Nuk e di nëse është si rasti ‘Sputnik’, por mendoj se është shumë pranë kësaj. Pra, është një ngjarje teknologjike shumë domethënëse dhe kjo ka gjithë vëmendjen tonë”.

Lëshimi i një sateliti Sputnik në vitin 1957 mahniti botën dhe ushqeu frikën e SHBA-së se po mbetej pas në  garën e armatimeve gjatë Luftës së Ftohtë.

E pyetur në lidhje me deklaratat e Milley, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Kina po krijon tensione në  rajon  me zhvillimet e fundit.

Kreu i ushtrisë amerikane kujtoi më tej se si ushtria kineze deri në vitin 1979 ishte një këmbësori e madhe e formuar në thelb nga fshatarët, duke u shndërruar sot në një ushtri shumë të aftë që mbulon të gjitha fushat  e me ambicie globale.

Më  herët , drejtori i CIA-s Bill Burns e përshkroi Kinën si kërcënimin më të madh teknologjik për Shtetet e Bashkuara të  Amerikës.

Klan News