Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga Pakti Global i Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

Konfirmimin e bëri ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Hallej, e cila tha se pakti bie ndesh me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja parashikon ndër të tjera koordinim të përbashkët ndërkombëtar të flukseve të refugjatëve, që largohen nga zonat e konfliktit.

Në bazë të saj, vendet e zhvilluara pranojnë një numër të caktuar refugjatësh, në bazë të kuotave të caktuara nga OKB. Dhe kjo është një prej pikave që kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara.

Pakti u nënshkrua në shtator 2016 në Nju Jork, gjatë presidencës së Obama, nga 193 vendet anëtare të OKB.

Tv Klan