Ndalohet dhunshëm një toger me ngjyrë i ushtrisë, çështja në gjykatë

Ende pa u mbyllur gjyqi për vrasjen nga ana e policisë amerikane të shtetasit me ngjyrë George Floyed, një tjetër episod i shëmtuar ndodhi në shtetin e Virginia-s.

Dy oficerë të policisë janë paditur në gjykatën federale të akuzuar për ndalimin e dhunshëm, kërcënimin duke përdorur armët, përplasje në tokë dhe spërkatjen me spraj piperi të togerit Caron Nazario, më 2 Prill.

Pretendohet se policët Windsor Joe Gutierrez dhe Daniel Crocker kanë shkelur të drejtat kushtetuese të togerit, kërkim dhe ndalim të paligjshëm dhe kërcënim për ta vrarë.

Incidenti i kapur nga kamerat e sigurisë vjen në një kohë të ndërgjegjësimit të shtuar mbi arrestimet e pakicave nga policia dhe çështjeve të pabarazisë racore.

Togeri Nazario, një qytetar latino-amerikan ishte duke ngarë makinën e tij të re me targë të përkohshme letre të shfaqur në dritaren e pasme më 5 Dhjetor, kur i’u bë me shenjë për të ndaluar në autostradën 460 në Windsor të Virginias.

Ai thotë se e ndaloi makinën në një vend të ndriçuar dhe kjo duket se ka ngjallur dyshime tek policia.

Gjatë arrestimit, thotë padia, Nazario kishte duart lart dhe nuk bëri rezistencë, por u spërkat me spraj piper dhe u përplas përtokë e më pas u arrestua.

Më pas togeri u la i lirë, por ngjarja që tani është mediatizuar pritet të thellojë më tej debatin për diskriminimin racor në SHBA.

Klan News