Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale.

Rreth 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër ndihmës së NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët

”, tha Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”.

Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, që është me gatishmëri të nivelit të lartë dhe brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjen dhe armatimin më të avancuar”

, tha ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones, në ceremoninë e mbajtur në Zagan.

Ai theksoi se derisa kërcënimi shtohet, vendosja e ushtrisë amerikane, po ashtu, shtohet.

Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës./ tvklan.al