Torando ne shba okRritet bilanci i viktimave nga tornadot shkatërrimtare në jug të Shteteve të Bashkuara. Të paktën 21 persona kanë humbur jetën,  në shtetet federale të Alabamës, Misisipit, Arkansasit, Ajouas dhe Oklahomës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e banesave dhe ndertesave të shkatërruara. Presidenti Barak Obama deklaroi se po monitoron nga afër situatën dhe se qeveria federale do të ofrojë asistencën e nevojshme për të gjtihë zonat e prekura nga këto tornado.  Dëmet  e shkaktuara llogariten në miliona dollarë.

Tv Klan