SHBA-Turqi arrijnë armëpushim për tërheqjen e kurdëve

Posta

SHBA-Turqi arrijnë armëpushim për tërheqjen e kurdëve

20:01 17/10/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë rënë dakord për një armëpushim me qëllim që të lejohen forcat kurde në Siri për t’u tërhequr.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka njoftuar se armëpushimi i arritur mes SHBA-së dhe Turqisë për kurdët, do të jetë në fuqi 120 orë ose 5 ditë.

Armëpushimi do t’u shërbejë forcave kurde, aleatë të Shteteve të Bashkuara, që të mund të tërhiqen në një zonë të sigurtë të kufirit.

Zv/Presidenti i SHBA Mike Pence ndodhej sot në Turqi ku u takua me Presidentin turk Erdogan, një takim që zgjati më shumë se 90 minuta.

Qëllimi i vizitës ishte për të bindur Presidentin Erdogan që ofensiva turke në veri të Sirisë të mos godiste kurdët, aleatët e Amerikës. Më herët, Presidenti Trump i kishte shkruar një letër Presidentit Erdogan, në të cilën i kërkonte të “mos bëhej trim dhe budalla” me veprimet e tij.

Ofensiva turke në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë nisi disa ditë më parë, kur Trump njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga ajo zonë. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT