TeksasNjë ushtar qëlloi për vdekje 4 kolegë të tij dhe më pas veten, në një sulm me armë në bazën Fort Hud të Teksasit. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 16 ushtarë të tjerë.

Mediat amerikane thonë se agresori mendohet të jetë 34-vjeçari Ivan Lopez, i cili kishte shërbyer për një kohë të gjatë në Irak.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane Gjeneral Lejtnant Mark Millej deklaroi se Lopez mendohet se vuante nga probleme mendore post-traumatike, që nga koha e shërbimit në Irak.

Gjithësesi, autoritetet amerikane po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Presidenti amerikan Barak Obama tha se ishte “zemërthyer” nga kjo ngjarje.

Në të njejtën bazë, 5 vjet më parë, një person i armatosur qëlloi për vdekje 13 ushtarë dhe plagosi 32 të tjerë. Drejtësia amerikane i dha ndëshkimin maksimal me vdekje.