Vendet perendimore kanë bërë thirrje që të ndalen aktet e dhunës dhe të rikthehet paqja

SHBA e kanë cilësuar ushtrinë në Mianmar si një mbretëri terrori. Mbi 113 njerëz kanë humbur jetën mes tyre edhe një vajzë 13 vjeçare për shkak të protestave të dhunshme.

Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Australia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë. Krerët e shumë shteteve janë shprehur se një ushtri profesioniste ndjek standardet ndërkombëtare dhe është përgjegjëse për mbrojtjen dhe  mos dëmtimin  e njerëzve që u shërben.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ai ishte thellësisht i tronditur nga dhuna. Protestat e dhunshme përfshinë edhe fëmijët ndërsa protestuesit kundërshtuan paralajmërimet dhe dolën në rrugë në qytete.

Ushtria mori kontrollin e vendit pas zgjedhjeve të cilën partia Lidhja Kombëtare për Demokraci e Aung San Suu Kyi, fitoi me një rezultat të madh. Aktivistët kundër grushtit të shtetit kishin bërë thirrje për protesta paqësore por ata shpejt u kthyen të dhunshëm ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr në më shumë se 40 qytete.

Asnjëra palë si ushtria dhe as lëvizja pro-demokracisë, nuk janë të gatshme të tërhiqen. Ushtria mendon se mund të terrorizojë njerëzit për të arritur “stabilitetin dhe sigurinë”. Por lëvizja në rrugë, e udhëhequr nga të rinjtë, është e vendosur të heqë diktaturën ushtarake njëherë e përgjithmonë.

Klan News