Uashingtoni vendosi sanksionet e para ndaj Penianit nën administratën e Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse lidhur me të drejtat e njeriut ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve të lidhura me Kinën, Mianmarin, Bangladeshin dhe Korenë e Veriut.

Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar iu bashkuan SHBA-së në vendosjen e sanksioneve për shkeljen e të drejtave të njeriut në Mianmar, ndërsa Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksionet e para të reja ndaj Koresë së Veriut nën administratën e Presidentit Joe Biden dhe vuri në shënjestër entitetet ushtarake të Mianmarit, në ditën për të Drejtat e Njeriut.

“Veprimet tona sot, veçanërisht ato në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë, dërgojnë një mesazh se demokracitë në mbarë botën do të veprojnë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin e shtetit për të shkaktuar vuajtje dhe shtypje,” tha zëvendës sekretari i Thesarit Ëally Adeyemo në një deklaratë.

Presidenti Biden mblodhi mbi 100 udhëheqës botërorë në një samit virtual këtë javë dhe bëri thirrje për forcimin e demokracive në mbarë botën, duke e quajtur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive përballë autoritarizmit në rritje si “sfidën më përcaktuese” të kësaj epoke . Departamenti amerikan i Thesarit ka ndërmarrë një sërë veprimesh këtë javë ndërsa zhvillohej samiti.

Klan News