Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 13:00 në një Supermarket në Xhorxhia, kur një klient ka qëlluar për vdekje arkëtarin e këtij biznesi. Shkak për këtë është bërë një konflikt për përdorimin e maskës mbrojtëse.

Klienti me të cilin arkëtari u përlesh, nxori një armë dhe e vrau. Roja e sigurisë hapi zjarr mbi agresorin duke e goditi atë dy here.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e sherifit të shtetit të Xhorxhias. Ndërsa një dëshmitare okulare tha se:

 “Ata u konfrontuan për maskën. Nuk e di nëse klienti e kishte vendosur apo jo, por gjithkush ka mendimin e tij për përdorimin e maskës. Megjithatë, çështja është delikate në këtë kohë,”.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë.  Personat e plagosur u dërguan me urgjencë në një spital, ku roja po trajtohej në një gjendje të rëndë. Ndërsa agresori mbante të veshur një jelek antiplumb.

Sipas një urdhëri ekzekutiv lëshuar nga Gov Republikan i shtetit të Xhorxhias Brian Kemp, punonjësit e bizneseve në Xhorxhia mund të kërkojnë nga klientët të mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, por ata nuk kanë të drejtë t’ua imponojnë atyre, këtë,

Agresori ka shërbyer si oficer për 30 vjet në Departamentin e Policisë DiCalb dhe mbetet një sherif ndihmës rezervë i qarkut.

Klan News