Ka rezultuar fals alarmi për pakon e dyshimtë që vuri në lëvizje policinë amerikane.

Ditën e sotme u raportua se është gjetur një pako e dyshimtë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill, selia e Kongresit amerikan.

Pas këtij alarmi u evakuuan shumë banorë të zonës, ndërsa u bllokuan të paktën dy rrugët kryesore në qendër të Washingtonit./tvklan.al