Ambasada amerikane u ankua në dy raste për policinë

Qëndrimi në frontin e luftës me krimin ka joshur jo pak efektivë të Policisë së Shtetit të bëhen palë dhe krijojnë përfitime të paligjshme.

Të dhënat e publikuara nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të gjeneruara nga viti 2021, tregojnë se 87 efektivë të Policisë u përfshinë në korrupsion e shpërdorim detyre në favorizim të krimeve të ndryshme.

35 të tjerë u dyshuan se kishin favorizuar kontrabandën, trafikun e klandestinëve të Lindjes dhe trafikun e drogës.

Në vendin e tretë si veprat penale ku punonjësit e Policisë u gjetën të dyshuar gjatë vitit 2021 ishin ato që lidhen me sjelljet e dhunshme. 30 efektivë u referuan në Prokurori  për akuza të “Dhunës në familje” apo edhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ajo që vihet re në një revistë të SHÇBA, është shqetësimi që kjo e fundit shpreh për një numër të lartë e në rritje të efektivëve të referuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja material dhe njerëzore.

19 efektivë u akuzuan për shkelje të Kodit Rrugor dhe në pjesën më të madhe të rasteve thotë SHÇBA kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike shumë herë mbi kufirin e lejuar.

Në bilancin 9 mujor të publikuar dy ditë më parë, ShÇBA thotë se janë administruar 1250 ankesa në total të ardhura nga qytetarë, institucione, si dhe të marra nga media, por nuk kanë munguar ankesat edhe nga Ambasada Amerikane në dy raste.

Tv Klan