Përfshin edhe Gardën dhe zjarrfikësit

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe i Ankesave në Ministrinë e Brendshme do te ndryshoje krejtësisht funksionet madje dhe emërtimin.

Një projektligji i hartuar së bashku me partnerët ndërkombëtar i dorëzuar para zgjedhjeve në Kuvend, parashikon që kjo strukture të kthehet në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Drejtuesi do të emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit dhe veç policisë do të ketë nën mbikëqyrje dhe Gardën e Republikës dhe Zjarrfikësit.

Ministri i Brendshëm gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Ligjeve, shpjegon se për të shmangur konfliktin e interesit Agjencia do të jetë një strukture civile.

“Kjo do të ishte më e besueshme sepse subjektet nën hetim s’do hetohen nga koleget e tyre policë”.

Përveç hetimit për shkelje, një tjetër detyrë funksionale e agjencisë do të jetë kryerja e Vetting-ut të uniformave blu.

“Procedura e pajisjes me certifikatën e sigurisë që do të vazhdojë të lëshohet nga DSIK, do të ndiqet nga agjencia”.

“Deri tani ka pasur problematika se njerëz me certifikatë të përfunduar apo i niveleve të ndryshme kanë shqyrtuar dokumente të klasifikuara”.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  konstatoi se projektligji ka nevoje për përmirësime dhe propozoi që ai të shqyrtohet nga të dy komisionet ai i ligjeve dhe i sigurisë. Propozim që u mirëprit dhe nga opozita.

Tv Klan