Grida Duma, shefe e opozitës? Kjo pyetje u lëshua në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku protagoniste në studio ishte vetë Duma, por që kur e vuri re i kërkoi Arian Çanit ta hiqte.

Duma tha se në këto momente mes opozitës kërkohet kompaktësi dhe jo diversion. Pasi Çani tha se e kishte shtruar këtë pyetje për provokim pasi, sipas tij, kërkohet një lider i ri i opozitës, ky i fundit, Grida Duma tha se nuk do të gjendet tek ajo. Deputetja e zgjedhur u shpreh se nuk e ka në çështjet e saj marrjen në dorë të drejtimit të opozitës.

Grida Duma: O Çani të të kërkoj unë ty një gjë, që shefja e re e opozitës ta heqësh?

Arian Çani: Po pse e ndërpret Curin?

Grida Duma: Tani e shikoj atë.

Arjan Curi: Ka hallin e vet.

Grida Duma: Pse i bën këto gjëra?

Arian Çani: Provokim është!

Grida Duma: Provokim, por jo afër të vërtetës, as objektiv domethënë sepse sot më shumë se kurrë është kompaktësia, jo diversioni.

Arian Çani: Po kërkojmë një lider të ri të opozitës o Grida?

Grida Duma: Kërkojeni ku të doni, nuk e gjeni tek unë.

Arian Çani: Ledio mund ta heqësh. Është e drejtë e Gridës totale. Po e mbaja me qëllim, do ta shohë Grida apo jo? Kur ta shohë thashë do ta heq. Pyetjen kam të drejtë ta bëj?

Grida Duma: Patjetër!

Arian Çani: Ka të drejtë publiku “të luajë” në shtëpi.

Grida Duma: Unë e dëgjova në dhomën e pritjes ndërkohë që e pyesnit zotërinë do ishte apo jo kandidat dhe nuk jepte dot përgjigje. Nuk jam njeri që kam problem të them një gjë. Prandaj nuk e kam fare problem pasi nuk hyn fare në çështjen time kjo çështja e shefes së opozitës.

Arjan Curi: Ishte një pyetje që projektonte të ardhmen pas shumë vitesh. Domethënë jo të jeni ju një femër e cila rrëzon Ramën për shembull, pasi unë mendoj se vetëm një grua mund ta rrëzojë Ramën. Kjo ishte për të ardhmen.

Grida Duma: E kuptoj, por kjo aktualitetit i jep shumë spekulim.

Arjan Curi: Dëshira e Çanit ishte të ishte Imami shef i opozitës, kurse dëshira ime ishte të ishit ju.

Grida Duma: Unë të falenderoj për vlerësimin./tvklan.al