Sipas kreut të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë  në botë, Facebook ka shkaktuar një “krizë besimi” dhe për këtë gjë duhet të shpërbëhet.

Marc Benioff e konsideroi atë si cigaren e re për shoqërinë tonë dhe prandaj gjigandi i teknologjisë duhet urgjentisht të rregullohet.

Benioff, i cili zotëron revistën “Time”, përmendi kritikat që kanë shoqëruar Facebook vitet e fundit, por edhe ndikimet negative të saj tek përdoruesit, për shkak se sipas tij, ai lejon që dezinformimi të përhapet në internet në një shkallë tepër të lartë.

Për CNN ai u shpreh: Unë pres një rikonceptim themelor të asaj që është roli i Facebook në botë. Ne mund ta shohim tani facebook si cigaret e reja për shoqërinë tonë. Ata nuk sigurojnë të vërtetën përmes reklamimeve. Kjo është arsyeja pse ne jemi në një krizë të vërtetë besimi.

Kjo nuk është hera e parë që Marc Benioff bën thirrje që Facebook të shpërbëhet sepse edhe më herët, ai është shprehur se ky rrjet social nuk është i mirë dhe është si një virus që ju është vënë nga pas fëmijëve./tvklan.al