Në kohën kur SHBA dhe Koreja e Veriut bëjnë kërcënime reciproke për luftë, ka reaguar edhe drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.

Në një deklaratë për Fox News, Mike Pompeo u shpreh se nuk e përjashton mundësinë që shteti komunist të bëjë një tjetër test me raketa balistike, duke shtuar se nuk do të surprizohej aspak nëse do ndodhte diçka e tillë.

“Jam shumë i sigurt se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të vazhdojë përpjekjet për të zhvilluar programin e raketave, kështu që nuk do të ishte e papritur për mua nëse do të bëhet një tjetër provë raketore. E bëri në 2 korrik, kështu që nuk do të surprizohesha nëse do të bënte edhe një tjetër”,

u shpreh drejtori i CIA.

Mes SHBA dhe Koresë Veriore tensionet janë në pikën më kritike.

/tvklan.al