Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Brennan tha për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.

Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur.

“Ai është i rëndësishëm, dhe ne do ta shkatërrojmë IS-in, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Brennan.

Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan.

Brennan shtoi se grupi Shteti Islamik është i madh dhe nuk është “vetëm një organizatë, por është një fenomen”./

tvklan.al