Ross Brawn shpreson që titulli kampion mes dy rivalëve të zgjidhet në pistë dhe jo me aksidente

Shefi i Formula 1 Ross Brawn ua bëri të qartë dy rivalëve për titullin kampion për pilotë Louis Hamilton dhe Max Verstappen, se ai nuk dëshiron që beteja e tyre të vendoset nga një tjetër aksident.

Një nga duelet më emocionuese në sport mes dy pilotëve mori një tjetër kthesë dramatike në Çmimin e Madh të Italisë të dielën, pas përplasjes së britanikut dhe të holandezit në një kthesë.

Përpara dy muajve, mes të dyve pati një tjetër incident, ku në Çmimin e madh të Britanisë, u përplasën ndërsa ishin duke lëvizur me një shpejtësi rreth 270 km/h.

Komisarët vendosën që për aksidentin  e fundit të dënohej piloti i Red Bullit, që mori një penalitet me minus tri vende në garën e radhës në Soçi të dielën.

Por ndërsa kanë ngelur edhe tetë gara që kalendari të përfundojë, mundësia e një tjetër përplasjeje mes të dyve është mjaft e madhe.

Është e qartë që pilotët mund ta kishin shmangur atë. Përfundimisht, mendoj se është pasojë e radhës, e dy djemve që përplasen kokë më kokë dhe që nuk duan të tolerojnë asnjë centimetër. Turp që e mbyllën garën, pasi mund të ishte bërë mjaft emocionuese dhe ne u privuam nga kjo. Për disa vite, nuk besoj se ndonjë do të tolerojë. Por shpresoj që gara të vendoset në pistë dhe jo me përplasje apo me komisarë”.

Incidenti i fundit ishte i rrezikshëm dhe mund t’i kishte kushtuar jetën pilotit 36-vjeçar të Mercedesit. Në këtë kampionat, aktualisht kryeson Verstappen me pesë pikë më shumë se sa shtatë herë kampioni i botës.

Klan News