Shefi ekzekutiv i Google u ka dërguar një email punonjësve duke i inkurajuar ata të kthehen në punë në zyrë për të paktën tre ditë në javë pasi bllokimet lehtësohen.

Firma filloi rihapjen e zyrave në Prill dhe tani ka paraqitur detajet se si e parashikon javën e re të punës.

Në email, Sundar Pichai lartëson përfitimet e punës në zyrë.

Twitter ka thënë se punonjësit mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”, ndërsa Facebook ka thënë gjithashtu që punonjësit e saj mund të vazhdojnë të jenë me bazë në shtëpi.

Google ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur goditi pandeminë vitin e kaluar.

Më parë, stafi i Google, duhej të aplikonin zyrtarisht nëse dëshironin të punonin nga një vend i largët (përveç shtëpisë së tyre) për më shumë se dy javë. Kjo tani është zgjeruar në katër javë.

Në postën elektronike, Z. Pichai përshkruan përfitimet e të qenit në një zyrë: “Për më shumë se 20 vjet, punonjësit tanë kanë ardhur në zyrë për të zgjidhur probleme interesante në një kafene, gjatë një loje volejbolli ose kriket etj. /tvklan.al