Programi “Rudina”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e veçantë me shefin e kuzhinës Arvin Kita. Atë e shohim çdo ditë në programin e tij “Aromë dreke”, së bashku me aktoren e humorit Marjana Kondi, në ekranin e Tv Klan.

Kita u shpreh se sezoni i ri i “Aromë Dreke” në Tv Klan do të vijë shumë ndryshe, do të jetë tepër ambicioz dhe i guximshëm për televizionet shqiptare.

Ai më tej shtoi se ky lloj formati nuk është bërë asnjëherë më parë dhe do të sjellë një ndërthurje të së vjetrës me të renë dhe shije të cilat ndoshta i kemi harruar.

Arvin Kita: Tani që fillon dhe sezoni i ri, që do fillojmë përsëri në televizion kombëtar Klan. Një projekt i cili do jetë goxha ambicioz dhe komplet ndryshe. Do vijë komplet me një risi për televizionet shqiptare, do jetë diçka ku do ndërthuret e vjetra me të renë dhe më e bukura e të gjithave është që do të sjellë memorje, shije, të cilat ndoshta dhe i kemi harruar pakëz.

Rudina Magjistari: Do ketë një riformatim dhe le të themi programi i mëngjesit?

Arvin Kita: Riformatim dhe diçka e cila do jetë e guximshme për televizionet shqiptare. Nuk është bërë asnjëherë, por është gjë e mirë.

Rudina Magjistari: Do të shohim dhe do të presim. Tani na ngjalle kuriozitetin dhe do të presim Shtatorin, për të parë se cili do të jetë formati i ri i “Aromë Dreke”./tvklan.al